FIER – Një 85-vjeçar ka humbur jetën sot në Fier, pasi është mbytur në ujërat e lumit Vjosë. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Xhemal Qenani 85 vjeç, nga Levani i Fierit. Momentalisht nuk dihen ende rrethanat e mbytjes së të moshuarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 85-vjeçarit. Në ndihmë të polumbarëve kanë dalë edhe familjarët e të moshuarit, të cilët po përpiqen të lokalizojnë trupin në ujërat e lumit Vjosë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb