ITALI- Kapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit i anijes që u mbyt të dielën në ujërat e Mesdheut, duke lënë të vdekur qindra emigrantë, janë arrestuar. Lajmin e bëjnë të ditur zyrtarët italianë, duke thënë se dy të arrestuarit, që po mbahen nën dyshimet për trafikim me njerëz, janë në mesin e 27 të mbijetuarve që kanë arritur në Sicili të hënën vonë.

Arrestimet vijnë pasi Bashkimi Evropian ka shpallur një plan veprimi, i cili synon të frenojë valën e emigrantëve të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të cilët bëjnë përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe dhe të arrijnë në vende të BE-­së.

Rreth 900 emigrantë besohet se kanë vdekur pasi anija e tyre është mbytur pranë ishullit italian të Lampedusës në natën midis 18 dhe 19 prillit. “Policia kreu marrjen në pyetje” tha ministri i Brendshëm Angelino Alfano, i cili njoftoi dhe arrestimin e tyre me akuzën e vrasjes së shumëfishtë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: