Një rimorkiator nga Ankona u mbyt mbrëmë në ujërat e Adriatikut 50 milje larg brigjeve të Barit. Dy të vdekur (viktima e dytë u gjet pak minuta më parë), komandanti shpëtoi, tre persona të zhdukur.

Ky është rimorkiatori “Franco P” i kompanisë Ilma, i cili u nis mbrëmë për të mbërritur në Shqipëri, ku duhej të tërhiqte një ngarkesë me 9 persona. Por diçka shkoi keq, ngarkesa u shkëput (të gjithë shpëtuan), ndërsa anija u mbyt.

Nga sa mësohet, skafet patrulluese të Rojës Bregdetare të Barit po hasin me vështirësi në vendin e fundosjes për shkak të erës shumë të fortë. Komandanti u gjet në një gomone, ndërsa nga Autoriteti Portual i Barit po kryhen kërkimet për tre personat e zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb