DURRES- “BalkanWeb” zbardh dëshmi nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një 77-vjeçare u gjet e mbytur në pus në banesën e tyre private në lagjen 18 në qytetin e Durrësit.

 

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se dyshohet se e moshuara ka rënë aksidentalisht në pus, referuar dëshmisë së bashkëshortit të saj në polici.

 

I moshuari në gjende të rënduar psikologjike ka thënë se jetonin vetëm të dy, e sot si çdo mëngjes e shoqja është ngritur të bëjë punët e shtëpisë. Por duke qënë se prej disa ditësh vuanin nga mungesa e ujit, ajo ka shkuar të mbushë kovën në pus.

 

I moshuari ka thënë ndër të tjera se dyshon që të shoqen e ka tërhequr kova drejt pusit, ndërsa ai e ka gjetur pak orë më vonë.

 

“E gjeta në mëngjes të mbytur në pus. Kishte nisur të bënte punët e shtëpisë . E thërrisja nëpër shtëpi, kur pashë pusin të hapur mbeta pa frymë”,- ka thënë i moshuari siç mëson “BalkanWeb”.

 

Ndër të tjera ai ka treguar se bashkëshortja 77-vjeçare vuante nga diabieti dhe skleroza. “Jetonim të vetmuar, se fëmijët i kemi në emigrim. Më prehu krahët”,- ka thënë i prekur i moshuari.

 

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 14.04.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësia S. M. 77 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (foto ilustruese)
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: