Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipërisë, Mark Crawford, i ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ka diskutuar mes të tjerash edhe në lidhje me skandalin “McGonigal”.

Ai u shpreh se një aferë e tillë nuk do të arrinte të ndikonte në marrëdhënien mes dy shteteve në planin afatgjatë, por se në planin afatshkurtër do të ndikonte.

Crawford shtoi se dyshon që në lidhje me këtë çështje ka ende informacione të cilat ende nuk anë publikuar, pasi duket e çuditshme që një zyrtar kaq i lartë i FBI të vijë në Shqipëri e të korruptohet për një shumë të tillë si ajo që është përmendur, pra për rreth 225 mijë dollarë.

Pjesë nga biseda në studio:

Erl Murati: Biznesi ndikohet nga politika. Nuk përjashtohet që DASH ka mbyllur sytë ndaj gabimeve që ka bërë qeveria shqiptare për hir të partneritetit mes dy vendeve. Mendoni që “McGonigal” do ketë një ndikim në marrëdhëniet mes dy administratave të shteteve tona?

Mark Crawford: Është një marrëdhënie pozitive po mendoj që shqiptarët janë më të varur nga ambasada se sa duhet të jenë. Po flisja me një shok ushtar amerikan për çështjen e drogës dhe hapjen e një zyre të DEA. Pashë që reagimi i popullit është pozitiv.

Por e pyeta që nëse do shohësh drogë në Chicago do njoftosh një zyrtar të huaj që e ke parë?
Për mua është çudi që shqiptarët kur kanë problem shkojnë tek Uashingtoni.

Erl Murati: Ka ardhur nga besimi në 30 vitet e fundit ndaj klasës politike në vend dhe institucioneve shqiptarë. ndaj amerikanët janë parë si “policë”.

Mark Crawford: Në afatin afatgjatë kjo nuk është e mirë. “McGonigal” nuk do ndikojë mes dy vendeve në planin afatgjatë, por në planin afatshkurtër po. Amerikanët duhet të pastrojnë një herë shtëpinë e tyre.

Erl Murati: Janë të shqetësuar që përzëmë investitorët amerikanë e mirëpresim rusët?

Mark Crawford: Mendoj që janë me hetimet që po kryhen. Por është pak vonë. Më mirë vonë se kurrë. Është diçka që në atë kohë mendoj Ambasada nuk e kishte kuptuar sa e rëndë ishte situata. Shpresoj që nuk e kishin kuptuar në atë kohë rolin e McGonigal dhe e morën si mosmarrëveshje biznesi.

Shqetësimi im është që McGonigal po punonte për interes rus me disa kompani shqiptare.

Ola Xama: Keni dijeni për aktivitet tjetër të McGonigal në Shqipëri?

Mark Crawford: Nuk e kam dëgjuar, kam lexuar disa shqetësime që ka takuar disa oligarkë dhe ka marrë para nga ata. Besoj që janë duke hetuar sepse shuma e përmendur duket e vogël për një zyrtar të FBI të vijë të korruptohet, ose mbase kanë informacione që nuk janë publikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb