Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ish-zyrtari i lartë i FBI -së, Charles McGonigal ka qenë në Prokurorinë e Posaçme dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar.

Në një intervistë për Syri Tv, Berisha u shpreh se prokurorët e SPAK-ut janë një repart partie dhe se nuk mund të hetojnë dot për Ramën.

Pjesë nga intervista

Presidenti Begaj ka thënë që kërkesa e opozitës për të hetuar këtë është e drejtë, a keni një koment?

Berisha: Po kam një koment, kush ta hetojë? A e dini ju që ai ka qenë këmbëkryq në SPAK?! Siç më thonë ai ka kapur një nga një prokurorët e Skapit që ta arrestoni Sali Berishën dhe si ta arrestoni!

McGonigali vetë?

Berisha: Absolutisht dhe ka takuar jo një, por disa kryesore prej tyre. Ca të hetojnë ata?! Berisha ka thënë që është i hapur për çdo hetim. Por çfarë mund të hetojnë ata?! Ata janë repart partie. Di që është marrë me vettingun, të kalojë ky apo ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb