Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar sërish për çështjen “McGonigal” dhe përmendjen e kryeministrit Edi Rama në aktakuzë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka publikuar një video ku Rama ka qenë i ftuar në një emision, ku ka pohuar se ka takuar McGonigal pas një mesazhi të shkëmbyer.

Postimi i plotë i Vasilit:

SKANDALI!

Edi Rama thotë hapur se Mc Gonigalin e ka takuar me një mesazh ne telefon.(VIDEO).

Pas mesazhit, ndodh takimi.

Merr pjesë në takim Rama + Mc Gonigal + Neza + Duçka dhe ky është takimi i famshëm zyrtar ne zyrën e kryeministrit.

As Shërbimi Informativ Shtetëror dhe çdo shërbim inteligjent shqiptar, Ministria e Jashtme, Ambasada Amerikane ne Tirane, Ambasada e Shqipërisë ne SHBA apo edhe CIA amerikane nuk kane nevoje te njoftohen sipas Edi Rames.

Me një mesazh takohen vetëm agjentet e rëndomte ose mafiozet, por kurrë kryeministrat.

Çfarë është ky, kryeministër apo agjent, dhe ne se është i tille për ke punon?

Drejtësia ka pune plot dhe te lehte bile me Ramen.

Se ky është kaq i trashe sa qe i pohon vete fajet shume te renda te tij.

Përfundimisht s’kemi kryeministër, por një ordiner, qe s’ka lidhje me shtetin!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb