Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me përjashtimin e deputetëve të opozitës në Kuvend.

Në një postim në Facebook, ai tha se një vendim i tillë i marrë në vetëm 3 javë për 23 deputetë, ka pasur si qëllim vetëm mos hetohet çështja “McGonigal” dhe përmendja në të e kryeministrit Edi Rama.

Blushi tha se përpjekjet e mazhorancës kundër parlamentarizmit nuk mund të ndalin qytetarët, të cilët ditën e nesërme do të jenë pjesë e protestës që do të mbahet para Kuvendit.

Postimi i plotë:

Përjashtimi brenda tri javëve i 23 deputetëve, vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer me aferën “McGonigal”, bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, refuzimi i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, si dhe bllokimi i informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj parlamentarizmit, demokracisë, llogaridhënies, pluralizmit dhe opozitës që përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve.

Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e shfrenuar të Kryeministrit në largim.

Revolta popullore nuk do të ndalet! Ndaj nesër ne do të jemi sërish në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb