Në diskutimin në studion e “Open” në lidhje me çështjen “McGonigal”, deputeti Agron Shehaj ka deklaruar se këshilltari i kryeministrit Edi Rama ka paguar shpenzimet e dëshmitarit për të dëshmuar në hetimet kundër opozitës.

Ndërkohë, avokati Adriatik Lapaj ka tha se nëse kreu i qeverisë do të kishte zbatuar protokollin, nuk do të ishte krijuar një situatë e tillë e cila e nxjerr kryeministrin e vendit në mediat më të mëdha ndërkombëtare.
Ai ka shtuar se SHBA ka tjetër standard dhe se nuk është normale që një zyrtar i lartë i një institucioni si FBI të trajtojë vendin tonë, siç e quajti, “republikë bananesh”.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Erl Murati: Edhe sot pas kaq vitesh takime ai ka detyrimin të bëjë publik arsyet e takimit. Nuk është fjala për një kryetar partie por një kryeministër. Sot ai duhet të bëjë transparencë për bisedat e bëra, e ka detyrim ndaj opinionit publik.

Agron Shehaj: Fakti që ka takuar apo jo zyrtarisht McGonigal nuk ka rëndësi. Thelbi është që i ka kërkuar e dhënë informacion për të hetuar opozitën në Amerikë. Këshilltari i Ramës ka paguar shpenzimet e dëshmitarit për të dëshmuar në këto hetime.

225 mijë dollarë dhe nuk shpjegohet përse. Dyshohet se janë pagesa për shërbimin që ai ka dhënë. Mediat botërore nuk merren nëse ka qenë apo takim zyrtar, dalin në konkluzionin që ka shkëmbim favoresh, që nuk hetohet për spiunazh por korrupsion.

Se u takua apo e bëri publike është çështje tjetër, se ndryshe nuk do ishte bërë Rama lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Gjergj Bojaxhi: E vetmja mënyrë që qytetarët të kontrollojnë ekzekutivin, të kemi procese ku janë të përfshirë sa më shumë hallka.

Paguhen njerëz dhe nuk respektohen protokollet.
Ne si qytetarë meqë nuk kemi filtër tjetër që të na garantojë psh jemi dujke punuar me FBI për një çështje por s’mund t’ju tegojmë se përse bëhet fjalë se është konfidenciale, atëherë do deduktojmë se ky është rast korruptiv.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: