Kryetari i PD-se, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare sa i takon çështjes se fundit ‘McGonigal’.

Berisha pohoi se kryeministri Rama është zhdukur prej 48 orësh, duke shtuar se nuk dihet nëse ai ka fluturuar jashtë vendit për të kërkuar ndihmë te George Soros.

“Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë.
Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur.

Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: