FRANCE

Ka mjaftuar që vetëm një çiklist të humbiste ekuilibrin dhe efekti domino ka qenë i pashmangshëm.

Qindra sportistë janë rrëzuar të dielën në garën e downhill ‘Mountain of Hell’, në zonën e skive Les Deux Alpes në Francë.

700 çiklistë profesionistë dhe amatorë, ishin nisur nga 3400 metra, një zonë e akullt për të zbritur poshtë, për 900 metra në një rrugë akulli dhe dëbore.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, asnjë nuk është lënduar rëndë. Shumë biçikleta janë shkatërruar plotësisht pas përplasjes.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb