Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin Open e ka konsideruar një tubim 11 dhjetorin. Sipas tij një tubim si ai mund ta thërrasë edhe Edi Rama e Tom Doshi dhe të ndërrojnë vulat e PD-së.

“Unë jam kryetar i Partisë Demokratike i zgjedhur me një anëtar një votë nga mbi 80% e demokratëve që morën pjesë në një proces  transparent me katër kandidatë afro 4 muaj përpara. Jam kryetar i opozitës, kam një betejë shumë të vështirë për të udhëhequr me demokratët, për demokratët dhe një betejë e cila nuk është vetëm e demokratëve por e të gjithë shqiptarëve.Nuk ka patur Kuvend me 11 dhjetor, ka patur një tubim. Një tubim që mund ta thërriste kushdo. Mund ta thërriste edhe Tom Doshi dhe të ndërronte vulat e Partisë Demokratike. Të thoshte që këtu janë demokratë, nesër mund ta thërrasë Edi Rama dhe të thotë po bëj unë një Kuvend të Partisë Demokratike. Pasnesër mund ta thërrasi Ilir Meta, mund ta thërrasi Vangjush Dako”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: