MAQEDONI E VERIUT

Një shqiptar nga Kosova u arrestua pasi po kontrabandonte për në Maqedoninë e Veriut 113 emigrantë të futur në një kamion- frigorifer.

30- vjeçari kishte në kamion 110 emigrantë nga Bangladeshi, 2 nga Myanmar dhe 1 nga India. Nuk dihet se nga vinin dhe nga do të shkonin emigrantët së bashku me kamionin, por ata u kapën në jug të Maqedonisë së Veriut, midis Gjevgjelisë dhe Demir Kapisë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb