Është votuar këtë të enjte në Kuvend zgjatja e afateve të Vettingut. Kuvendi votoi me 118 vota pro dhe 0 kundër, 4 abstenin .

Ndërkohë Partia Demokratike deklaroi qëndrimin e saj pro zgjatjes së Vetingut pak para nisjes së seancës plenarë në Kuvend.

Nga ana e saj LSI abstenoi për ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandateve të vettingut.

Gjithashtu u miratua me 119 vota pro dhe asnjë kundër ngritja e një Komisioni për Reformën Zgjedhore. Në seancën e sotme u miratua edhe ngritja e një Komisioni për Reformën Territoriale, me 120 vota pro dhe asnjë kundër.

“Kam votuar abstenim për reformën territoriale dhe pro për reformën zgjedhore dhe kam votuar pro për të gjithë pedagogët që janë pjesë e KLP dhe KLGJ. Duhet të kuptojmë një gjë, votat e deputetëve në parlament nuk e ndryshojnë fatin e parlamentit, edhe pse 107 mijë votat e LSI mund ta ndryshonin fatin e parlamentit, por kompromisi i 17 majit, vijoi edhe me 25 prill se me 17 maj u lanë demokratët në cadër dhe u firmos Gaz Bardhi ministër drejtësie, shpresoj që sot të ketë bërë ndonjë kompromis tjetër mos ka firmos për ndonjë ministër tjetër.”, deklaroi nga ana e saj kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. 

Ndërsa ndërkombëtarët nga ana e tyre i kanë bërë thirrje aktorëve politikë që të bashkojnë votat për zgjatjen e Vettingut. Si nga BE po ashtu edhe nga SHBA është deklaruar se zgjatja e organeve të Vettingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: