TIRANË

Nga Farka ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët, kryedemokrati Lulzim Basha tha se opozita e bashkuar ka protestuar dhe do të protestojë sërish, me qëllim që të dëbojë qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, të cilën Basha e etikon me fjalët bandë kriminale.

“Shqiptarët nuk do të pranojnë asgjë më pak se standardi evropian dhe standardi euroatlantik në zgjedhje, në demokraci, në drejtësi, në shtetin e së drejtës, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim e kudo. Për ta çuar këtë betejë deri në fund, kemi akoma rrugë për të bërë. Këtë rrugë do ta bëjmë ditë për ditë, të gjithë së bashku, kudo ku ndodhemi, në ambjentet tona të punës, në komunitet, në protestat e përjavshme dhe në protestat kombëtare. Jam i bindur se të shtunën e 11 majit, dega 12-të do të dijë ta tundë edhe njëherë flamurin kombëtar dhe kauzën e demokracisë e të lirisë, siç ka bërë më 13 prill, më 16 mars, më 16 shkurt dhe siç do të bëjmë ditë për ditë e javë për javë deri në largimin e kësaj bande, deri në çlirimin e Shqipërisë, nga krimi, nga Edi Rama dhe nga hajdutët e tij grabitqarë.

Ndaj, pa u zgjatur më tej zoti Kryetar, zoti Sekretar i përgjithshëm, zoti Sekretar i Burimeve Njerëzore, doktor Fortuzi, i deleguari për degën, duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen që ndodhem sot këtu, se s’ka si të mos isha sot këtu, në një ngjarje të tillë, le të procedojmë me anëtarësimet e reja për degën 12” – u shpreh Basha.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb