Sekretari i Përgjithshëm në Partinë e Lirisë, Tedi Blushi ,ka vijuar me denoncimin e gjendjes së rrugës në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Blushi ka ndarë një video në të cilën shihet gjendja jo e mirë, aq më tepër në një kohë me shi.

Ai ka shtuar se më 14 maj, Tirana do të votojë ndryshimin.

Postimi i plotë:
Sonte në Rrugën “Ndre Mjeda” tek Njësia Bashkiake Nr.7 të lënë rrugëve nga Erion Veliaj. Gjendja e mjeruar, e rënduar edhe nga shiu, flet vetë!
Tetë vite në krye të Bashkisë, me taksa dhe tatime të rritura dhe me një buxhet vjetor prej 350 milion euro, Erion Veliaj nuk pati kohë të ndërtonte një infrastrukturë dinjitoze për kryeqytetin sepse ishte i fokusuar tek vjedhja me mega-aferën e inceneratorit të Tiranës dhe tek lejet e ndërtimit.
Tirana ka nevojë për një administrim më të mirë dhe jo për një Kryebashkiak që e ka mendjen tek vjedhja dhe mashtrimi nga mëngjesi në darkë!
Ndaj më 14 Maj Tirana do të votojë Ndryshimin!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: