Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zgjedhjet e 14 shkurtit po i konsideron referendum për anëtarësim në NATO, i cili sipas tij duhet të ndodh deri në vitin 2024.

Këto komente Haradinaj i bëri pas takimit me kategoritë e dala nga lufta në Deçan.

Në të kundërtën, pretendenti për president të vendit tha se zgjidhja e vetme mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Më 14 shkurt në një mënyrë është referendumi për NATO. Kujtë i konvenon Kosova në NATO, ju e dini është popullit të Kosovës, rajonit, por edhe NATO-së dhe aleatëve tonë të sigurisë. Kush është kundër dihet që është Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre”, tha ai.

Lideri i AAK-së tha se paralajmërimet për bashkim me Shqipërinë nuk i befasojnë as aleatët e Kosovës, transmeton KP.

“Neve po na harxhohet koha e pritjes pa kufi për me u bë anëtarë i NATO-s si Kosovë, ose si shtet i pavarur ashtu siç jemi nis. Në këtë rast Kosovës i mbetet vetëm një rrugë, s’ka rrugë tjetër është bashkimi me Shqipërinë që është diçka e natyrshme që po vjen. Edhe aleatët e Kosovës të gjithë e kuptojnë se Kosova iu dha atyre kohë, iu dha 25 vjet se kemi thënë deri në vitin 2024 nuk jemi në dyer të NATO-s, atëherë nuk na mbetët tjetër pos me u marrë vesh për me hy të bashkuar. Unë besoj se edhe aleatët tonë e vlerësojnë kohën që iu kemi dhënë opsionit për me hy në NATO si Kosovë e pavarur. Prandaj jam i bindur që do të na jepnin leje dhe përkrahje për bashkim me Shqipërinë. Pra kjo është një opsion real që mund të ndodh”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb