Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, referuar lajmit të botuar nga revista ekonomike “Monitor”, i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet

Referuar lajmit se shteti nuk ka paguar faturat e energjisë dhe se borxhi 183 milionë euro në janar-prill rritet me 2.4 herë nga 2013, Vasili shprehet se “kafshëria e Edi Ramës” bën që qytetarët të futen në burg për 50 mijë lekë të vjetra energji elektrike, ndërsa qeveria nuk paguan për vite e radhë qindra milion.

Reagimi i plotë:

Kafsheria e qeverise, qe s’paguan qindra milion euro energji elektrike!!
Kafsheria e Edi Rames qytetaret i ka futur ne burg se nuk kishin paguar 50 mije leke te vjetra energji elektrike, bile disa qytetare te arrestuar per energjine elektrike kane humbur dhe jeten ne burg.
Kafsheria e kesaj Qeverie hajdutesh nuk paguan vete qindra milion euro energji elektrike.
Kjo qeveri me Edi Ramen ne balle te gropes septike qelbet vetem hajdutllek dhe korrupsion.
Me 183 milion euro energji elektrike te papaguar kjo qeveri hajdutesh eshte absolutisht per burg.
SPAK keta te qeverise jane per burg dhe kete e di tashme i madh e i vogel, por levizni shpejt se do t’ju marrin me vete!!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb