Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për thirrjen e presidentit Ilir Meta për protestë popullore më 2 mars, deklaroi se kreu i shtetit dhe ish kryeministri Sali Berisha po i bëjnë puc shteti Lulzim Bashës për t’i marrë postin e kryetarit opozitar.

Spiropali thekson se opozita e sotme dëshiron që të vendosë vetë, duke anashkaluar votën e popullit.

“A kemi dhënë ne Leje presidentit për të bërë protestë? Leje e ka cdo qytetar për të bërë protestë. Kjo protestë vjen në një moment kur po goditet krimi. Protesta bëhet në kohën që Shqipëria ka marrë paratë për rindërtim, Meta synon ti bëjë puc shteti Lulzim Bashës, që të jetë kreu opozitar.

Ai po merr peng Lulzim Bashën. Këta duan që të anashkalojnë votën. Këta po duan që të vijnë në pushtet me dhunë sic thoshte sot kreu i shtetit. Në rast se dëgjon Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk ke nevojë që të dëgjosh më Bashën. Meta e Berisha i kanë bërë grusht shteti Lulzim Bashës”, u shpreh Spiropali.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb