Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal tek takimet e kryedemokratit Lulzim Basha në Vorë dhe Kamëz.

Ajo e quajti të turpshme, prezantimin e kandidatëve, si Sali Berisha dhe Fatmir Mediu në Vorë e Kamëz, pikërisht në datë 15 mars, që shënoi dhe 13 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Sipas Spiropalit, PD ka po të njëjtët emra, po të njëjtin program dhe nuk ofron asgjë të re për elektoratin.

“Lulzim Basha me 20 burra, vizitoi Vorën dhe Kamzën,. Nuk kërkoi falje por vota. Dje ishte 13 vjetori i Gërdecit dhe zgjodhi po të njëjtën ditë sikur për t’ia ngulur thikën pas shpine dhe prezantoi kandidatët. Numri 5, Sali Berisha, përgjegjës në tragjedinë. Numri 6, Fatmir Mediu, njeriu që firmosi pa teklif në llogari të djalit, dje u prezantuan aty, nuk kanë mbajtur përgjithësi. Ata që biznesin e bënë nuk u përgjigjën kurrë. Luftoni për veten, vetëm për pushtetin, i trajtoi si bastion, si palcë dhe shkoi aty në një COVID parti me 20 burra, duhet të jetë i përulur dhe të thotë më falni i njerëz, gjë s’kemi bërë për ju. Nuk kërkoj falje, Lulzim basha, kërkoi votën për Flamur Nokën, sepse Xhelalin e ka çuar në Dibër për të gënjyer disa të tjerë. Nuk kanë asnjë grua nëpër takime, kush u shkon atyre? Janë të njëjtat fytyra, të njëjtën surretër. Se i nxirrnin për të goditur institucionet për të lënë fëmijët atyre, të jetonin nëpër kanale. Ndryshimi me ne është shumë më i madh, vetëm në këtë vit në bashkinë e Kamzë kemi 20 mln euro investime. Po bëjmë ndërhyrje infrastrukturore, 49.1 km u sjell linja e ujësjellësve po ndërtohen sot nga fillimi. Jo të çojë Famtirin dhe Flamurin në zonë. Fushata e tyre ka marrë një rrjedhë të pamenduar. Mirë që nuk prodhuan skuadër të re, por janë të njëjtën njerëz që nuk kanë çfarë i ofrojnë Tiranës dhe Shqipërisë, por është i njëjti program. Janë shterpë dhe në krijimin e programeve. Mbështesin taksën e shestë dhe mbushësin ata që i quajnë oligarkë. 460% kanë paguar bizneset e mëdhaja në 78 vite dhe këto kanë shkuar për rrugë, infrastrukturë. Ne e kemi zeruar biznesin e vogël, është i njëjti program, e njëjta shterpësi, që përgjigjen do e marrin më 25 prill”, tha Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb