Pas 1 muajsh në arrati një 16-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi akuzohet se është autori i vrasjes së një të riu afrikan. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 shtator në sheshin Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.

Mediat franceze raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u arrestua në Gjermani mbrëmjen e së martës. “La Montagne” bën me dije se katër të rinj ishin përfshirë në një sherr, që solli vdekjen e njërit prej tyre.

Vrasja
Vrasja

Ndërkohë, sipas hetimeve të prokurorisë franceze rezulton se shqiptari ka goditur 21-vjeçarin afrikan me thikë, e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Fill pas ngjarjes adoleshenti shqiptar është larguar nga vendi i krimit dhe kur ka marrë vesh që i riu ka ndërruar jetë, ai është arratisur. Ndërkohë, pas një urdhër-arresti europian, ai u kap në Gjermani. Sipas mediave franceze, ekstradimi i tij mund të zgjasë deri në 60 ditë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb