Ligjvënësit gjeorgjianë kanë zgjedhur Mikheil Kavelashvili, politikanin pro-rus, kritik i ashpër i linjës së perëndimit, si presidentin e ri të vendit.

Kavelashvili, një ish-futbollist profesionist, ka pikëpamje të forta antiperëndimore. Në fjalimet publike të këtij viti, ai ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të inteligjencës po kërkojnë ta çojnë Gjeorgjinë në luftë me Rusinë.

Presidentët e Gjeorgjisë zgjidhen nga një kolegj zgjedhësish i përbërë nga deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Nga 225 elektorë të pranishëm, 224 votuan për Kavelashvilin, i cili ishte i vetmi kandidat i propozuar.

Vendi i Detit të Zi ka qenë në trazira që kur partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane shpalli fitoren në zgjedhjet e kontestuara parlamentare në tetor.

Vendimi i saj muajin e kaluar për të shtyrë bisedimet e anëtarësimit në BE ndezi një valë të re tubimesh masive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb