Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama dhe qeveria e tij erdhën në pushtet duke gënjyer shqiptarët.

Tabaku shprehet se qeveria ka gënjyer qytetarët në 7 vjet, duke rritur ndjeshëm borxhin dhe detyrimet e prapambetura. Ajo shton se më 25 prill, shqiptarët do t’i tregojnë vendin Ramës dhe qeverisë së tij mashtrues.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku:

Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura” dhe i cuan me 620 milione Euro.

Moren kredi dhe rritën borxhin publik me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Burgosen qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.

Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.

Rriten borxhin e fshehur pa bere asnje km rruge, pa ndertuar nje shkolle te re, dhane cdo gje me koncesion e PPP.

Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon.

Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë cdo gje për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i smëurë nga pangopësia dhe korrupsioni.

Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tergohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera.

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb