TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me përgjimet e antimafias italiane, ndërsa shkruan se Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien.

“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit.

Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe çirakët e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare.” shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb