Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një video, ku shihet Edi Rama, duke thënë se Shqipëria ka mjekë aq sa ka nevojë vendi.

Ndërsa, në anën tjetër agjencitë ndërkombëtare bëjnë me dije se vendi ynë nuk ka numër mjekësh aq sa duhen për të mbuluar të gjithë popullatën.

Spahia thekson se Rama është një gënjeshtar patologjik, kurse shton se mashtroi me numrin e mjekëve në Shqipëri. Në fund, Spahia vlerëson se shqiptarët më 25 prill do ta shporrin Edi Ramën nga pushteti.

Postimi i ish-deputetit demokrat Bardh Spahia:

GENJESHTAR DHE MASHTRUES PATOLOGJIK!!!

Hajde rrena me shumicë! As skuqet e as zverdhet! Mashtron me zë e me figurë! Mjekët e infermierët po ikin nga vendi, qëkur Edi Rama projektoi shëndetësinë e koncesioneve për xhepin e vet. Por Edi Rama thotë që kjo nuk ndodh!

Faktet e nxjerrin keqbërës dhe mashtrues! Askush nuk e beson më gënjeshtarin patologjik që kërkon të abuzojë prapë me jetët e shqiptarëve! #25Prill#ShporrimMashtruesin

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb