KUKËS

Gjatë një takimi më banorët drejtuesi i qarkut të Kukësit Flamur Hoxha, vuri në dukje kushtet e vështira me të cilat po përballen, ku shqetësuese për banorët e qytetit verior sipas tij, është skamja dhe jetesa me 4 mijë lek në muaj.

“Më kanë hequr djalin nga puna, vetëm se është demokrat. Ishte roje”, tha një prej tyre, ndërsa një tjetër banor theksoi se djali i tij detyrohet të paguajë 7 mijë lek ccdo ditë për shkak të vendosjes së traut.
Flamur Hoxha u përgjigj se “Ne nuk na shkon të kemi tra midis Tiranës dhe Prishtinës, dhe ai do të hiqet që në ditën e parë të ardhjes së PD në pushtet”.

Një mësuese theksoi se me Edi Ramën qarku i Kukësit nuk ka pasur asnjë zhvillim teksa theksoi se në Gjimnazin ku ka dhënë mësim, dy mësuaes janë pa arsimin përkatës.
Punësimi partiak ishte një tjetër shqetësim për banorët e Kukësit të cilët vunë në dukje se administrata punon në mënyrë selektive, nëse je socialist mbaron punë, nëse je demokrat, jo.

Flamur Hoxha theksoi se qytetarët duhet të votojnë më 25 prill për të sjellë ndryshimin për ta dhe familjet e tyre, për gjendje më të mirë ekonomike, sociale, shëndetësore dhe arsimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: