Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka qenë në Fier, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët e lagjes “15 tetori”.

Kryemadhi theksoi se duhet që të ndalet emigrimi masiv i të rinjve, kurse shtoi se Fieri i ka të gjitha mundësitë që të zhvillojë turizmin e bujqësinë.

Banore: Unë ndjej shumë trishtim, kur shoh rininë si ikën për në Gjermani. Njerëzit janë shumë të varfër. Duhet të mendojmë për njerëzit, të mendojmë për hapjen e vendeve të punës.

Monika Kryemadhi: Familjet në Fier dhe Shqipëri me mundësi minimale. Jemi bërë si maternitet emigracioni, më tha një grua. Tha i bëjmë fëmijët, i rrisim dhe i çojmë në Gjermani, tha. Duhet të ndalim largimin e të rinjve.

Ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim bujqësinë. Mos të ndodhë që produktet bujqësore në vend të hidhen në rrugë. Duhet të kemi prodhimet tona. Edhe blegtoria është në gjendje mizerable. Mbi 90 mijë biznese janë mbyllur në vend nga keqmenaxhimi. Rama po masakron bizneset.

Sot revolta më e mirë është që të shkojnë më 25 prill dhe të thyejnë në mes Rilindjen. Gjykatësit më të mirë janë qytetarët. Ne nuk na gjykojnë dot as politikanët, askush, por vetëm qytetarët. Sot ka të bëjë e ardhmja e shqiptarëve. Më 25 prill, shqiptarët do vendosin nëse do të qëndrojnë këtu e do mbretërojnë e mos lënë Ramën e të ikin shqiptarët. Më 25 prill e kanë vetë në dorë.

Kejdi Mehmetaj: Fieri është qarku, me zonën më bujqësore në Shqipëri. Për fat të keq, sektori i turizmit është i vdekur në Fier, ku mund të punësohen gra, vajza, por edhe burra e gra. Edhe sektori i naftës është degraduar krejtësisht. ne po shohim përmirësimin e turizmit, që burrat e gratë të punojnë dhe të marrin paga të mira.

Banori: Në Fier ka vetëm propagandë. Ka vetëm fasadë, se po të hysh nëpër lagje, ka probleme. Në 10 shtëpi, 3 janë të banuara. Kjo, për shkak se nuk ka punë. Disa ikin në Tiranë dhe ikin edhe jashtë.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb