TIRANË – 28 Nëntori është ditëlindja e Adem Jasharit, Heroit Kombëtar të Kosovës. Ai lindi në Drenicë të Kosovës në vitin 1955.

Ditëlindja e tij është përkujtuar sot edhe në Tiranë, ku kurora me lule janë vënë pranë monumentit të tij në rrugën e Durrësit.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qënë një ndër personalitetet që e ka nderuar figurën e Jasharit dhe ka vendosur kurora atje.
Duke postuar një mori fotosh në Fb, Berisha shpjegon: “Duke nderuar komandantin legjendar Adem Jashari në ditëlindjen e tij! Duke nderuar Adem Jasharin, kryetrimin që Zoti ia dhuroi kombit, ditën e Festës Kombëtare, burrin që shndërroi Prekazin në Krujen e dytë të shqiptarëve.

Nderim përjetë, kryetrimit legjendar të kombit tonë, heronjve dhe të rënëve që çliruan Kosovën dhe bënë të lirë shqiptarët!”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb