TIRANË

Në Shqipëri një grupim prej 300 personash që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare mund t’i drejtohen një komisoni të ngritur në Ministrinë e brendshme për njohje formale të tyre. Ky është propozimi që ministria e Brendshme i ka bërë qeverisë nëpërmjet një projektvendimi i cili thekson se bazuar në ligjin e 2017 për pakicat kombëtare, duhet të ngrihet një komison Ad hoc prej 13 anëtarësh për të vlerësuar kërkesat e reja për tu njohur si pakica kombëtare.

Sipas projektvendimit ky komison ngrihet me urdhët të kryeministrit dhe drejtohet nga zëvendësministri i brendshëm dhe mes të tjerëve edhe 3 akademikë të cilët do të vlerësojnë kërkesën për njohje si pakicë e re kombëtare. Kundërshti për këtë akt janë ngritur nga Instituti i Historisë pranë akademisë së studimeve albanologjike. Sipas specialistëve të fushës ngritja e këtij komisoni është e panevojshme dhe e dëmshme për interesat kombëtare për të diskutuar rreth egzistencës së pakicave të reja kombëtare ne vend.

Po ashtu edhe Avokati i Popullit ka kontestuar numrin prej 300 personave te cilet duhet të paraqisin kërkesën për të marr statusin e pakicës kombëtare. Sot në Shqipëri, ligji i 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare ka njohur 9 pakica kombëtare dhe ato janë pakicat greke, maqedonase, boshnjake, aromune, rome, egjiptjane, malazeze serbe dhe bullgare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb