Me shumë qetësi e personalitet, Orges Shehi po i dhuron popullit bardheblu, trofeun e 26-të në histori, ky është një fakt i pakontestueshëm. Brenda një periudhë shumë të shkurtër, Shehi arriti të shndërroj Tiranën në një makineri perfekte, një ekip me shifra të jashtëzakonshme, ekipi me sulmin më të mirë, me mbrojtjen më të mirë. Është e vështirë që këtij grupi ti gjesh një pikë të dobët.

Tirana
Tiranaaaa

Titulli është një formalitet, në shtëpinë e bardhebluve ka shumë kohë që nuk diskutohet më për këtë pjesë, por Shehi dhe stafi drejtues po punojnë për të ardhmen, për të blinduar lojtarët që i përfundon kontrata, tani kanë mbetur vetëm 3 prej tyre, Tosheveski, Toli dhe Najdovski pasi kapiteni Hoxhallari pranoi ofertën e klubit për të rinovuar kontratën.

Shehi1
Shehi1

Pavarësisht se po diskutohet e ardhmja e lojtarëve, presidenti Halili duhet të hedh hapin më të rëndësishëm, hapin kryesor, të blindojë njeriun që po i sjell Tiranës këtë trofe të rëndësishëm, trajnerin Orges Shehi. Edhe në këtë pikë, Shehi po tregohet një “xhentëlmen” i vërtetë, kurrë nuk e ka vendosur presidentin nën presion, për ti kujtuar kontratën e re, pasi aktualja i përfundon më 31 maj.

Shehi
Shehi

Shehi vijon të mbyll sy e vesh, nuk pranon të diskutojë me asnjë klub tjetër që troket me oferta të ndryshme, pasi fjala e parë i takon Tiranës, i takon presidentit Halili, për të ofruar një kontratë ndryshe, pasi tani bëhet fjalë për një trajner kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: