JANINË

Policia e Shtetit shqiptar, në bashkëpunim me policinë greke, kanë arritur të realizojnë me sukses një operacion kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, janë arrestuar dy shqiptarë në Janinë, ndërsa i treti u shpall në kërkim, pasi me çanta shpine me drogë udhëtonin drejt vendit fqinj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë greke parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe Drejtorisë së Policisë së Janinës, falë shkëmbimit dhe ndjekjes në kohë dhe me profesionalizëm të të dhënave dhe informacioneve që dispononte Policia Kufitare e Kakavijës, nga forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Janinës, në zonën malore të quajtur Mavrovounio, Janinë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, i shtetasve shqiptarë M. L., 41 vjeç banues në Durrës dhe  A.M., 38 vjeç, banues në Mirditë.

Këta shtetas janë kapur duke transportuar me çanta shpine, një sasi prej 38.3 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa. Një person i tretë, bashkëpunëtor i këtyre dy shtetasve, është larguar pa u kapur.  Policitë e dy vendeve vazhdojnë operacionin për kapjen e tij ?????

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: