Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar për News24 dhe BalkanWeb zbuluar detaje të reja në lidhje me gomonen e cila dyshohet se ka në bord lëndë narkotike, ndjekja e të cilës po vijon tashmë prej dy orësh.

Bëhet me dije se gomonia ka katër motorë të fuqishëm, secili me 300 kuaj fuqi, ndërsa gomonia është pajisur edhe me një radar tejet të kushtueshëm.

Operacioni për ndalimin e gomones vijon ende, ndërsa kanë nisur kontrollet për mjetin që mund të ketë furnizuar gomonen me lëndën narkotike.

“Një mjet ujor gomone që dyshohet se ka ardhur nga Greqia është pikasur ditën e sotme në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.

Menjëherë mjetet ujore të Gurdia di Financa dhe të ardhura nga Italia nga ajri, ka nisur një ndjekje që ka nisur 2 orë më parë dhe po vijon ende. Mjeti ujor ka arritur të afrohet drejtë ujërave territoriale greke, ndërsa po vijon kërkimi dhe tentativa për të kapur këtë gomone.

Bëhet fjalë për një mjet tejet i shpejtë ujor sipas hetimeve të policisë italiane, gomone të instaluar radar me vlerë të madhe dhe 4 motorë të fuqishëm me 300 kuaj fuqi secili. mendohet se ka ardhur edhe herë të tjera në këtë intinerar.

Fakti që ka ardhur në mes të ditës ka bërë që autoritetet shqiptare të mendonin se ishte mjet turistik.

Kanë nisur kontrolle në Vjosë dhe në fshatrat përreth për mjete që mund ta kenë furnizuar me lëndën narkotike”, ka raportuar gazetari Mehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb