POGRADEC

Një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri është goditur në Pogradec.

Një kamion me targa shqiptare u kap nga një postbllok në qytetin juglindor me 56 klandestinë.

Në pranga ka rënë shoferi nga Kamza, Sokol Qerkezi, 49 vjeç, i cili rezultoi i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, raporton gazetarja Lorena Kodra për BalkanWeb. Policia ndërkohë vijon hetimet për të kapur edhe autorët e tjerë të përfshirë.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb