Me anë të një video-mesazhi nga Durrësi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka shprehur një falëndërim të sinqertë për të gjithë mësuesit e angazhuar gjatë kësaj jave në lidhje me përgatitjen e shkollave për të pritur nxënësit në Lezhë, Durrës dhe Tiranë.

“Sot jemi në Durrës duke u munduar të zhvendosim edhe nxënësit nga shkolla që nuk do të hapen, tek shkollat pritëse”, thekson Ministrja Shahini ndërsa shprehet gjithashtu:

“Unë besoj fuqishëm që me gjithë kontributin tuaj, me punën që kanë bërë drejtorët e shkollave dhe me përpjekjet tona, ne do të jemi plotësisht gati që me 9 dhjetor t’i kthehemi sado pak normalitetit dhe të mirëpresim nxënësit në bankat shkollore. Faleminderit edhe një herë, dhe ju mirëpres të hënën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb