TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas dekretit të Presidentit Meta për Sandër Lleshaj. Ai thotë se Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq pavarësisht figurës që e drejton për sa kohë kryeministri mbron kriminelët. Për Bashën peshku është qelbur nga koka.

“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”, shkruan Basha.

Whatsapp Image 2018 11 16 At 21.24.49
Whatsapp Image 2018 11 16 At 21.24.49

Opozita mbështeti vendimin e parë të Presidentit për mosdekretimin e Lleshajt duke u kapur tek problemet kushtetuese. Por sot, Presidenti Meta, pak orë para mbarimit të afateve dekretoi si ministër Lleshajn. Për vendimin reagoi dhe kryeministri Edi Rama që shkroi në Twitter se nëse ka vullnet të mirë, ka rrugëzgjidhje pedhe kur duket se krisjet janë të pariparueshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb