Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me homologun e tij slloven Borut Pahor, në Ljulbjanë. Për të mbërritur në kryeqytetin e Sllovenisë Kreu i Shtetit ka përdorur transportin publik, duke udhëtuar me tren.

Gjatë rrugës, Meta duket se ka bërë një ndalesë në Grac të Austrisë, nga ku me dy foto të postuara në Facebook, njofton se është takuar me një shtetas shqiptar të Kosovës, i cili punon në mirëmbajtjen e hekurudhës.

“Kënaqësi të takoja Abedinin nga Skënderaj dhe dy kolegët e tij austriakë, Grac”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb