Një gazetare iraniane që jeton në SHBA dhe punon për “Zërin e Amerikës” është tentuar të ekzekutohet në banesën e saj nga një mbështetës i regjimit në Teheran.

Masih Alinejad është një zë i njohur kritik i qeverisë së Teheranit dhe në të kaluarën ka qenë viktimë e një tentative rrëmbimi për shkak të punës së saj.

Ajo ka shpërndarë në të kaluarën video të grave që rebelohen publikisht kundër detyrimit për të veshur mbulesë.

Por në videon e fundit që ka bërë publike shihet në derën e banesës së saj në Nju Jork, një person, për të cilin “Nbc Neës” duke iu referuar burimeve nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) që po heton rastin, bën me dije se ai kishte shkuar aty për të vrarë gazetaren.

Autoritetet amerikane e kanë arrestuar burrin misterioz dhe kanë zbuluar që ai posedonte një pushkë automatike AK-47.

Ndërkohë, vetë Alinejad videon e publikuar e shoqëron me mbishkrimin: “Kjo është skena e frikshme që portretizon një burrë që u përpoq të hynte në shtëpinë time në Nju Jork me një armë të mbushur për të më vrarë. Vitin e kaluar FBI e pengoi Republikën Islamike të më rrëmbente. Krimi im është t’u jap zë njerëzve pa zë. Administrata amerikane duhet të jetë e ashpër ndaj terrorizmit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: