SRI LANKA

ISIS ishte organizata terroriste që ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve në seri në kishat e Sri Lankës. Tetë burra të IS shfaqen në disa pamje, duke u shprehur se janë besnikë deri në vdekje të Al Bagdad.

“Ne premtojmë besnikëri. Do i bindemi Al Bagdadit në çdo gjë, në vështirësi dhe në gjëra që janë disi më të lehta”, thanë ata, duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin. Këta burra shprehen se janë gjithashtu besnikë të Allahut, ndërsa për këtë ka pasur reagim nga myslimanët, të cilët deklarojnë se burrat keqpërdorin fenë islame, shkruan “Reuters”.

ISIS pretendon se burrat e paraqitur në foto kanë kryer sulmet në kishat e Sri Lankës. Sulmet e kryera kanë përfunduar me mbi 350 viktima, duke qenë kësisoj sulmi me më tepër viktima më historinë e Azisë Jugore.

Vetëm një njeri nga videoja e ka zbuluar fytyrën e tij: emri i tij ishte Mohamed Zahran. Zyrtarët e inteligjencës së Sri Lankës dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe besojnë se Zahrani, një predikues Tamil që flitet se është nga lindja e ishullit të Oqeanit Indian, mund të ketë organizuar sulmet. Ai ishte i mirënjohur për pikëpamjet e tij militante.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb