Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të diel ushtarët e plagosur, që po kurohen në një nga spitalet e vendit. Ai ka shkuar në spital së bashku me disa ministra të kabinetit qeverisës dhe ushtarë të armatosur, që kujdeseshin për sigurinë e tij.

Në videon e publikuar nga vetë presidenti në rrjete sociale, ai shihet teksa falenderon ushtarët dhe u dhuron atyre një dekoratë. Vlerësimet nuk kanë munguar as për mjeket dhe infermieret që po kujdesën për të plagosurit.

“Shërim të shpejtë djema, besoj se dhurata më e mirë do të jetë fitorja jonë e përbashkët”, shkroi Zelensky mbi videon e publikuar.
Kujtojmë se sot ndodhemi në ditën e 18-ë të pushtimit rus në Ukrainë. Deri më tani janë shënuar mijëra viktima nga të dyja kampet, ndërsa të shumta kanë qenë edhe dëmet materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb