Me një video ku ka publikuar pamje të mbrëmjes në përfundim të Samitit të Berlinit, kryeministri Rama ka zgjedhur të uroj sot ‘Mirëmëmengjes’ përmes facebook-ut. Në video ku shfaqet teksa takon përzemërisht, kancelaren gjermane Angela Merkel, si edhe presidentin francez, Emanuel Macron, Rama shkruan se tashmë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës.

“Dhe me pamjet e mbrëmjes së vonë, dje pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë . “ shkruan Rama në facebook, bashkëngjitur videos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb