Rreth 6,000 emigrantë nga Maroku mbërritën në Ceuta të Spanjës midis të hënës dhe të martës mes një mosmarrëveshje të tensionuar diplomatike midis Madridit dhe Rabatit, Marok.

Sipas mediave të huaja, anije të mbushura me burra, gra dhe fëmijë bënë kalimin në territorin spanjoll ndërsa shumë të tjerë kaluan me not përtej kufirit.

Të paktën 1,500 nga ata që kanë kaluar në Ceuta, një qytet me 85,000 banorë që është i ndarë nga Maroku nga një “gardh” 10 metrash, besohet të jenë adoleshentë.

Autoritetet thonë se kalimet filluan në 2 të mëngjesit të së hënës në zonën kufitare të Ceuta të njohur si Benzú dhe u ndoqën më pas nga disa duzina njerëz pranë plazhit lindor të Tarajal.

Drita e ditës nuk i ndalte kalimet, pasi familje të tëra me fëmijë, notonin ose hipnin në anije të vogla.

Fluksi vazhdoi të martën, megjithëse në numër më të ulët.

Emigrantët u kontrolluan nga mjekët e Kryqit të Kuq përpara se të dërgoheshin në një qendër pritjeje, ku u arrestuan, tha të hënën një zëdhënës i policisë.

Muajin e kaluar, rreth 100 emigrantë notuan në Ceuta në grupe prej 20 deri në 30. Shumica u dëbuan përsëri në Marok.

Enklavat spanjolle të Ceuta dhe Melilla kanë kufijtë e vetëm tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën, duke i bërë ato pika hyrëse të njohura për emigrantët që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb