Me apo pa Allegri-n? Kjo është dilema e madhe në shtëpinë e Juves në këtë moment shumë të vështirë. Tekniku toskan ka një kontratë edhe për dy vite, në çdo rast gjatë gjithë sezonit, edhe në momentet më të vështira, nuk ka shfaqur në asnjë moment lëkundje, ka shprehur dëshirën e tij për të vijuar në krye të Juves. Në fakt as drejtuesit e Juves nuk kanë shprehur pakënaqësi në drejtim të trajnerit, të vetëdijshëm se nuk është ai fajtor për situatën ku ndodhet klubi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht këtyre detajeve, palët do të ulën në një tavolinë këto ditë për të përcaktuar të ardhmen, çdo gjë do të varet nga takimi kokë më kokë mes Allegrin dhe Elkan. Duhet kuptuar në radhë të parë se çfarë projekti ka Juve për sezonin e ri dhe në vijim. E sigurt është që financat nuk janë të shëndosha, pa Evropë do të ketë sakrifikime dhe ulje pagash, mes tyre edhe Allegri. Përcaktues në të ardhmen e Allegri do të jetë edhe drejtori sportiv i ri klubit. Situata ku ndodhet Juve, e ardhmja e klubit ka bërë që edhe mediat të përçahen, të kenë versione të ndryshe në lidhje me trajnerin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb