Rikthimi në Champions League do të ishte arritja e një objektivi të madh, por që nuk do të ndikojë në të ardhmen e Stefano Piolit në pankinën e Milanit. Përpara sprintit final të sezonit, tekniku mund të jetë i qetë. Klubi kuqezi i ka lënë të kuptohet se ai nuk është në dyshim, pavarësisht renditjes së skuadrës kur të mbyllet ky kampionat i Serie A. Të sigurta për këtë janë mediat italiane. Sipas tyre, administratori i deleguar milanist, Ivan Gazidis, dikur njeriu që kërkoi me ngulm largimin e tij, tashmë është i bindur se Pioli do të ishte zgjedhja e duhur edhe për të ardhmen.

Milan Niente Riscatto Il Sostituto Ce Gia
Milan Niente Riscatto Il Sostituto Ce Gia

Ai do ta rikonfirmojë atë zyrtarisht në pankinë në fund të sezonit, me apo pa pjesmarrjen në Champions. Shkak për këtë, më shumë se rezultatet që në javët e fundit nuk janë të shkëlqyera, lidhen me menaxhimin e skuadrës nga ana e teknikut si dhe zgjedhjet e tij taktike që kanë rivlerësuar shumë lojtarë. Kjo është edhe linja e stradegjisë së klubit të Milanit, që kërkon të kthehet në majën e futbollit italian dhe atij europian falë një projekti afatgjatë dhe pa shpenzime marramendëse.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: