Kylian Mbappe është dilema e madhe e PSG në vigjilje të sfidës përballë Bayern Munich. Sulmuesi francez ka dhënë sinjale pozitive, është stërvitur me grupin, por prezenca e tij mbetet në dyshim, fakt që e pranon edhe trajner Christophe Galtier:

“Mbappe më ka dhënë sinjale pozitive, por do të vendosim në fund së bashku me stafin mjekësor. Po kalojmë një moment të vështirë, por është pjesë e një sezoni. Në ndeshje të tilla lojtarët e mijë e dinë se si mund të rrisin nivelin”, u shpreh Galtier në konferencë për shtyp.

Në gjendje perfekte për këtë sfidë është shfaqur Neymar: “Ndihem mirë, fizikisht dhe mendërisht. Kam shumë besim në vetvete, i njoh aftësitë e mia”, u shpreh ndër të tjera Neymar i cili lëshoi disa sinjale lamtumire duke i premtuar tifozëve se do të jap maksimumin e tij deri në fund të këtij sezoni.

Neymar
Neymar

Sipas mediave franceze, braziliani do të jetë i sakrifikuari i madh i PSG. Neymar ka një kontratë me PSG deri në 2027, por paga e tij, nga më të lartat në qarkullim, është një pengesë për çdo klub që mund të futet në garë, një barrë e rendë edhe për vetë PSG. Me apo pa Mbappe në fushë, trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann nuk ka frikë nga PSG:

“Skuadra është e karikuar për këtë sfidë. Jemi stërvitur shumë mirë dhe kemi pasur rezultate të mira së fundmi. Champions është një turne unik, nuk ke nevojë të motivosh lojtarët. Kjo është një sfidë mes të barabartësh, shanset janë 50 me 50. Jam i sigurt që do të zhvillojmë një ndeshje në nivel të lartë që do të hap rrugën për kualifikimin”, u shpreh Nagelsmann.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb