TIRANE

Prej disa muajsh Stresi dhe bukuroshja Keisi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Por në media gjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë munguar thashethemet për një rikthim të mundshëm të tyre.

Së fundmi ka qenë vetë Keisi ajo që e ka sqaruar situatën njëherë e mirë. E pyetur nga një ndjekëse në Instagtam si do jetë 14 shkurti për të, Keisi u përgjigj: “Do jetë një ditë si çdo ditë tjetër, do jem në punë”.

Me këtë përgjigje ajo tregoi se është beqare dhe askush tjetër nuk ja ka vjedhur zemrën. Kujtojmë se reperi e uroi Keisin publikisht me rastin e ditëlindjes, duke treguar se dyshja ruajnë marrëdhënie shumë të mira edhe pas ndarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: