Policia kroate ka konfirmuar se mbrëmë rreth orës 19:15, kanë marrë një telefonatë për një rabitje të armatosur në Bukovl.

Hajduti me maskë në kokë dhe armë në dorë, kishte tentuar të kryej një grabitje brenda një marketi, por pas aktivizimit të njësive të policisë që nuk ishin larg ngjarjes, agresori ka rënë në pranga.
Raportohet se grabitësi nën kërcënimin e armës i kishte kërkuar gruas në market paratë, por ajo me gjakftohtësi ia kishte bërë me dije që kurrë nuk do t’ia japë.

“Ende nuk po më besohet se në këtë mënyrë ka reaguar gruaja ime. Ajo menjëherë i kishte telefonuar policisë. Për fat të mirë që ai e ka kuptuar që ajo nuk po heq dorë, dhe është larguar nga marketi pa ndodhur diçka më e rëndë”, ka thënë për median kroate 24 sata, bashkëshorti i gruas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb