GREQI

Vjedhje spektakolare e bankës në qendër të Athinës, në mesditë. Në orën lokale 11.45 dy persona të armatosur rëndë, njëri madje me kallashnikov, kanë rrëmbyer shumë të panjohur akoma parash në rrugën Mitropoleos 53, në sheshin Sintagma, pika më qendrore dhe me shumë qarkullim të Athinës.

Pasi kanë kërcënuar me armë klientë e personel, dy grabitësit kanë marrë një shumë parash e janë larguar nëpër rrugicat turisitike të zonës përreth Akropolit. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, pa arritur të reagojë askush, megjithë policia si dhe policia bashkiake ndodhet kudo në zonë.

Tashmë, po hetohet video e bankës si dhe metoda që ndoqën grabitësit për të arritur kaq lehtë operacionin e tyre ekspres.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb