LUSHNJË

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 51-vjeçar me akuzën për mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe armëve të ftohta.

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, i gjetën shtetasit N. P, 51 vjeç, banues në Muçias, 1 armë gjahu dhe 2 thika të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.

Në përfundim të veprimeve të kryera, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P për veprat penale “Mbajta pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.

Arme
Arme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: