LIBI

Atentati i Isis në Libi, ku një grup njerëzish të armatosur kanë hapur zjarr duke sulmuar një komisariat në Tazirbu, në Cirenaica, ka shkaktuar vdekjen e 5 personave mes të cilëve civilë dhe policë.

Agresorët kanë marrë peng edhe disa njerëz përpara se të largoheshin nga vendngjarja.

Lajmin e bëjnë të ditur burime vendase, të cilat citojnë dëshminë e një dëshmitari dhe një mjeku në spitalin lokal, sipas të cilëve grupi që ka bërë sulmin kishte karakteristikat e luftëtarëve të Shtetit Islamik.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb