Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj një 16-vjeçari, i cili është kapur me armë zjarri në shkollë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”.

Policia kishte marrë informacion se i mituri dispononte armë zjarri dhe ka ushtruar kontroll në dhomën e konviktit, ku ai qëndronte.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur armën e zjarrit, një pistoletë sportive pa fishekë, në pjesën e krevatit dhe e ka sekuestruar. Ndërkohë, policia ka referuar çështjen në Prokuroria, e cila ka nisur hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb